HOLLYWOOD COLLECTION SET

6900 Lekë

Set prej gjashtë furçash për grimin e fytyrës të zgjedhura me kujdes që do të kënaqin si fillestarët ashtu edhe grimerët e avancuar. Koleksioni u krijua në bashkëpunim me një grimere profesioniste yjesh, e cila falë përvojës së saj shumëvjeçare, përzgjodhi në mënyrë perfekte një sërë furcash të nevojshme për të krijuar nga grimi me delikat, i përditshëm deri në një pamje ekspresive të mbrëmjes. Përveç kësaj, furçat kanë doreza estetike, metalike, të cilat falë peshës së duhur, lehtësojnë aplikimin e saktë të produkteve.

Kompleti përfshin furçat e mëposhtme të grimit:

GLOV Perfect Skin – furçë grimi me dy anë, shumëfunksionale. Pjesa më e madhe dhe e sheshtë e furçës është e përkryer për aplikimin e bazamenteve të lëngshme dhe minerale. Pjesa më e vogël, e zhdrejtë e furçës i dedikohet aplikimit të fondatinës / korrektorit në vende të vështira për t’u arritur dhe poshtë syve.

GLOV Kiss Me në LA – furçë e hollë dhe fleksibël për aplikimin e buzëkuqve dhe shkëlqimit të buzëve. Madhësia e saj e vogël siguron aplikim të saktë të kozmetikës.

GLOV Hollywood Star – një furçë e madhe, klasike që do të funksionojë jo vetëm për aplikimin e pudrës, por edhe për konturimin e fytyrës me bronzues ose blush. Sipërfaqja e madhe e qimeve lejon një aplikim të butë dhe gradual të produktit, pa shkaktuar efekt maske ose grim shumë të rëndë.

GLOV Sunset Story – furçë për mollzat. Koka ovale dhe madhësia e vogël e qimeve sintetike te cilesise se larte, lejon aplikimin e saktë të produktit.

GLOV Sunkissed in Malibu – një furçë bronzeri me një formë të zhdrejtë qimesh, e cila ju lejon të modeloni lehtësisht dhe shpejt konturin e fytyrës dhe të theksoni mollëzat. I dedikuar produkteve të lengshme dhe të kompakte.

GLOV Let It Glow or Stay Matte – një furçë e dyanshme : Maja më e vogël do të ndriçojë saktësisht urën e hundës, harkun e kupidit ose hapësirën poshtë vetullës. Do të përdoret gjithashtu për të aplikuar hijet në të gjithë qepallën ose pluhurin poshtë syve. Maja tjetër, është projektuar për të aplikuar pudër, bronzues ose blushin në pjesë më të mëdha të fytyrës.

HOLLYWOOD COLLECTION SET

6900 Lekë

Select currency
ALL Albanian lek
EUR Euro