TIGI COPYRIGHT COLOUR LIFT

Boja permanente e formuluar per te mundesuar çeljen e flokeve natyral deri ne 5 nivele pa nevojen e dekolorantit ne vetem 35 min. 6 ngjyra te ndryshme

* Mundeson çelje, neutralizim dhe tonifikim ne floke natyral. E ideuar per tu perdorur ne rrenje dhe ne gjatesi.

* Mund te krijosh sfumatura ne ngjyrat e karamelit, bronzit dhe tymit ne bazat e erreta deri tek vanilja, bezha apo bionde te ftohta ne platin tek bazat me te hapura.

* 100% e miksueshme me te gjithe gamen e Copyright Colour Creative, Gloss dhe Mix Master

Perdorimi: Perzierja e bojes me holluesin eshte ne raportin 1 : 1.5. Nese jeni duke hapur nje floke natyral atehere aplikimin fillojeni 2.5 cm poshte rrenjes, lereni te veproje 20 min dhe me pas pergatitni masen tjeter te bojes per ta aplikuar ne rrenje. Total koha e veprimit 35min dhe ne floke me rezistent apo te erret deri ne 45min. Nese jeni duke lyer rritjen (vetem rrenjen) atehere aplikimi fillon nga aty dhe niveli i holluesit zgjidhet duke marre parasysh bazen tuaj dhe efektin qe doni te arrini. Per gjatesine mund te perdorni TC Gloss ose Lift ne raportin 1 : 2 me hollues 8.5 ose 20 Vol