Ëndërroni flokë të butë dhe me shkëlqim? Revolucioni i flokëve tuaj quhet Hot Honey Care.
Teknologjia e tharëses Elchim takon kujdesin për flokët në një sistem inovativ 3-në-1: tharje, stilim dhe trajtim, të gjitha në një hap të vetëm!
Kapsulat me trajtim të posaçëm për përdorim të vetëm, të kombinuara me tharëset Elchim, transformojnë flokët gjatë tharjes dhe stilimit, duke dhënë një efekt të menjëhershëm. Falë teknologjisë së patentuar, nxehtësia dhe qarkullimi i ajrit nga tharësja aktivizojnë përbërësit aktivë të kapsulës – duke tharë, stiluar dhe trajtuar flokët në mënyrë të njëtrajtshme dhe me rezultat “wow”.
E lehtë për t’u përdorur: një ritual bukurie që mund ta përjetoni si në sallon, ashtu edhe në komoditetin e shtëpisë. Thjesht vendosni kapsulën në tyten e thareses (të përshtatshëm me disa modele Elchim), dhe filloni stilimin si zakonisht.
Efekt i menjëhershëm: flokët tuaj do të duken më të butë, më të shndritshëm dhe me pamjen që dëshironi – rezultat profesional edhe në shtëpi, njësoj si në sallonin tuaj të preferuar.
Pa shpëlarje: gati për t’u shijuar menjëherë – flokë të bukur dhe plot jetë që nga përdorimi i parë.
E përshtatshme vetëm për tharëset Elchim, përveç modeleve 2001, Milano, Dress Code dhe Mini.