Display currency was reset to the store default because the selected currency would show amounts as zero. Please update the exchange rate and Number of Decimals in Multi Currency settings.

Moisture Boost Serum

2900 Lekë

Një serum i lehte që thithet shpejt, i dizajnuar posaçërisht për lëkurë koke të thatë dhe të ndjeshme. Formulimi i tij i avancuar hidraton thellë, qetëson irritimet dhe rikthen balancën natyrale të lagështisë, duke krijuar mjedisin ideal për rritjen e shëndetshme të flokëve.

Përbërësit kyç:

  • Niacinamide: I njohur nga kujdesi për lëkurën e fytyrës, qetëson, forcon barrierën e lëkurës dhe rregullon prodhimin e sebumit.

  • Acidi hialuronik, glicerinë, izomerat i sakaridit dhe panthenol: Katër hidratues që sigurojnë lagështi të thellë deri në 72 orë.

  • Ekstrakt fara baobabi: I pasur me oligopetide dhe antioksidantë që përmirësojnë rezistencën e lëkurës së kokës.

  • Argininë: Aminoacid që përkrah qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me nutrientë në lëkurën e kokës.

  • Acid laktik: AHA i butë për një eksfolim të lehtë dhe rinovim.

Formulimi ka një pH prej 4.5, i cili përputhet me nivelin natyral të lëkurës së kokës dhe mbështet ekuilibrin e shëndetshëm të mikrobiomës.

Kur ta përdorni:

  • Si hap shtesë kujdesi dhe për stimulim qarkullimi pas çdo larjeje flokësh.

  • Për mbrojtje të lëkurës së ndjeshme para ngjyrosjes.

  • Si trajtim qetësues pas ngjyrosjes.

  • Çdoherë kur ndjeni shqetësim në lëkurën e kokës (irritim, kruajtje, ngushtim).

Për të gjithë ata që duan rehati, shëndet dhe flokë më të bukur — çdo ditë. Sepse flokët e bukur fillojnë me kujdesin e lëkurës së kokës.

Moisture Boost Serum
Moisture Boost Serum