Njihuni me mënyrën e re të freskimit të ngjyrës së flokëve tuaj. Maska ushqyese me pigmente të përkohshme do të freskojë flokët tuaj ose do të krijojë një ndryshim të shpejtë në ngjyren aktuale te flokeve
Maska nudo shton një nuancë delikate rozë-nude dhe freskon bionden.
Përbërësit aktivë:
Gjalpi i mangos është një gjalp i butë me erë të ëmbël, një hidratues i shkëlqyer që ushqen flokët dhe i bën ata të butë dhe me shkëlqim. Gjithashtu i mbron nga dëmtimet e diellit dhe ngjyrën e flokëve nga zbehja.
Vaji i kokosit është i pasur me acid laurik i cili e bën më të lehtë përthithjen thellë brenda flokëve. Zbut kërcellin dhe parandalon dëmtimet nga krehja dhe larja.
HAPI 1: Lani flokët me shampon tuaj të preferuar Subrina Professional. Thajini flokët butësisht me një peshqir për të hequr lagështinë e tepërt. Nëse flokët lihen shumë të lagur, rezultati përfundimtar do të jetë më delikat.
HAPI 2: Ndani flokët në pjesë dhe aplikoni një sasi të mjaftueshme të maskës Refresh Color direkt në flokët tuaj me ndihmën e një furçe ose një krehëri.
HAPI 3: Lëreni 5-10 minuta. Lajeni mirë me ujë dhe stilojeni sipas dëshirës.
*REZULTATET JANE INDIVIDUALE DHE DO TË NDRYSHOJNË NE VARËSI TE GJENDJES FILLESTARE TE FLOKUT, KOHA E MBAJTJES DHE MIREMBATJA PAS APLIKIMIT