Moisture Boost Serum
2900 Lekë
Një serum i lehte që thithet shpejt, i dizajnuar posaçërisht për lëkurë koke të thatë dhe të ndjeshme. Formulimi i tij i avancuar hidraton thellë, qetëson irritimet dhe rikthen balancën natyrale të lagështisë, duke krijuar mjedisin ideal për rritjen e shëndetshme të flokëve.
Përbërësit kyç:
-
Niacinamide: I njohur nga kujdesi për lëkurën e fytyrës, qetëson, forcon barrierën e lëkurës dhe rregullon prodhimin e sebumit.
-
Acidi hialuronik, glicerinë, izomerat i sakaridit dhe panthenol: Katër hidratues që sigurojnë lagështi të thellë deri në 72 orë.
-
Ekstrakt fara baobabi: I pasur me oligopetide dhe antioksidantë që përmirësojnë rezistencën e lëkurës së kokës.
-
Argininë: Aminoacid që përkrah qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me nutrientë në lëkurën e kokës.
-
Acid laktik: AHA i butë për një eksfolim të lehtë dhe rinovim.
Formulimi ka një pH prej 4.5, i cili përputhet me nivelin natyral të lëkurës së kokës dhe mbështet ekuilibrin e shëndetshëm të mikrobiomës.
Kur ta përdorni:
-
Si hap shtesë kujdesi dhe për stimulim qarkullimi pas çdo larjeje flokësh.
-
Për mbrojtje të lëkurës së ndjeshme para ngjyrosjes.
-
Si trajtim qetësues pas ngjyrosjes.
-
Çdoherë kur ndjeni shqetësim në lëkurën e kokës (irritim, kruajtje, ngushtim).