NEW
Multipurpose Leave-In Gel
1700 Lekë
Ky produkt inovativ kombinon përfitimet ushqyese të një trajtimi leave-in me mbajtjen e një xheli stilues, duke e dalluar qartë nga xhelet tradicionale që gjenden në markete. Kopolimeri VP/VA krijon një shtresë mbrojtëse që kondicionon flokët dhe siguron fiksim të besueshëm, goma ksantan mbështet strukturën e xhelit, ndërsa sorbitoli ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe hidratimit. Rezultati është një fiksim fleksibël, pa ngurtësi, pa ngjitje dhe pa tharë flokët.
- Formulë hibride: xhel stilues dhe balsam leave-in në një produkt të vetëm.
- Fiksim fleksibël në vend të efektit të fortë dhe të ngurtë.
- Formulë e lehtë që nuk i than dhe nuk i rëndon flokët.
- Shumëfunksional – jo vetëm për kaçurrela, por edhe për stilim, kontroll të elektrizimit (anti-frizz) dhe definim të flokëve.
- Ofron mbrojtje nga nxehtësia deri në 230°C.
- Vegane dhe pa sulfate
I përshtatshëm për:
- Të gjitha llojet e flokëve.
- Flokë me onde dhe kaçurrela: hidraton, definon dhe u jep elasticitet për një pamje natyrale dhe të shëndetshme.
- Personat që kërkojnë fiksim fleksibël pa efektin tipik të llakut të flokëve.
- Modele flokësh me efekt të lëmuar (sleek look) ose pamje të lagësht (wet look).
- Kontroll të elektrizimit (anti-frizz) dhe definim të flokëve.

