Eliminuës dhe aktivizuës 2X100ML| HEQËS I NGJYRËS
Menyra e perdorimit:
Ky produkt aplikohet në flokë të thara dhe të palara. Me doreza dhe maskë, pergatitni produktin për aplikim. Përzijeni eliminuesin (REDUCER) dhe aktivizuesin (ACTIVATOR), sa me shpejtë të jetë e mundur dhe aplikoni në flokë të thara dhe te palara, ne menyre qe mos të humbi efekti i aktivizuesit.
- Produkti perzihet ne raportin 1:1. Sasinë e produktit e vendosni në bazë të gjatësisë dhe trashësisë së flokut. Keni kujdes që produkti të aplikohet në menyrë të barabartë në të gjithë flokun.
- Mbuloni floket me qese të plastikes dhe lerëni të veprojë për 30 minuta. Në menyrë që procesi të shpejtohet, mund të perdorni tharësen e flokëve.
- Pas 30 minutash shperlani flokët me ujë 3-5 minuta, duke përdorur shampon Subrina. Lani floket 2 here me shampo. Nese nuk jeni të kënaqur me efektin e eliminuesit dhe deshironi te eliminoni ngjyrën me shumë, perseritni hapat 1-3. Mos e perserisni procesin më shumë se 2 ose 3 here, merrni parasysh dhe gjendjën e lekures se kokës.
- Pasi të keni arritur nivelin e deshiruar të eliminimit të ngjyres, aplikoni në flokë të lagur Subrina Activator (3% – 10.vol.), në flokë për 5 minuta. Për shkak te natyres se kimikateve, flokët mund të bëhën sërish me të erreta gjate ketij procesi Nese kjo ndodh, perseritni hapat 1-2, derisa te hiqni ngjyrën.
- Pastroni flokët mirë me shampon dhe balsam Subrina Hydro për një kujdes të shtuar. Thajini flokët dhe vazhdoni me aplikim e ngjyrës. Aplikoni nuancen 2 tone (nuance) më të hapura për rezultatin e deshiruar.
KUJDES : Para perdorimit te produktit vendosni një peshqir dhe dorezat.
- orë para perdorimit të produktit, nuk duhet të përdorni ngjyrë dhe produkte artificiale në flokë (llak, shkumë, spray, wax për flokë etj.)
- orë para perdorimit të produktit duhet të bëni një test ndjeshmërie, në menyre që të shihni nese jeni alergjik nga ky produkt.
Menyra e testit të ndjeshmërise bëhët: pastrojmë lekurën 1cm pas veshit afer flokut me alkool. Pastaj vendosim pak produkt në lekure të klientit dhe e lemë të veprojë 30 minuta. 48 ore pas testit të ndjeshmerise, nese ka skuqje, kruarje apo enjtje, rekomandojmë që produkti mos të perdoret.