Volcanic Comb
43,5€
Stimulon dhe riaktivizon mikroqarkullimin e lëkurës, duke forcuar rrënjët e flokëve. Forma inovative e kreherit ju lejon të kryeni lloje të ndryshme masazhesh në skalp, fytyrë dhe qafë, duke dhënë ton, vitalitet dhe një ndjesi të thellë relaksimi.
Rituali kryhet mbi flokë të thatë.
- Masazhoni zonën e ballit me ndihmën e anës 1 të VOLCANIC COMB, duke e lëvizur nga pika mes vetullave drejt vijës së flokëve. Lëvizni në anë të djathtë, gjithmonë nga vetullat drejt vijës së flokëve, kthehuni në qendër dhe lëvizni në anë të majtë, pastaj rikthehuni në qendër. Krihini flokët duke alternuar me gishtat dhe VOLCANIC COMB.
- Duke filluar nga vija e flokëve, në qendër të ballit, masazhoni me anën 2 të VOLCANIC COMB, duke e mbajtur krehin të pjerrët në 45 gradë dhe duke e lëvizur përpara-mbrapa, duke avancuar në seksione drejt veshit. Menjanoni kokën dhe vazhdoni në zonat më pak të ekspozuara. Përsëriteni në anën tjetër.
Krehni flokët me VOLCANIC COMB, nëse është e mundur (evitoni nëse flokët janë kaçurrela).
3a) Shkoni tek zona e qafës, duke e masazhuar atë me anën 3 të VOLCANIC COMB.
3b) Në fund, kthehuni tek koka dhe kryeni një masazh me anën 3 të VOLCANIC COMB, duke ndarë flokët në seksione horizontale dhe duke lëvizur krehin lehtë nga lart-poshtë, duke filluar nga maja e kokës drejt veshëve.





