I formuluar posaçërisht për ata që janë të ndjeshme ndaj aromave dhe i pasuruar me përbërës ushqyes, ky balsam buzësh me SPF 15 i mban buzët tuaja të buta dhe të mbrojtura.
Balsami i buzëve ATTITUDE™ SPF 15 është formuluar me oksid jo-nano zinku.
Ky filtër mineral siguron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB. I pasuruar me vajra duke përfshirë vajin e kokosit dhe arganit, ky balsam buzësh i ndihmon buzët tuaja të rifitojnë elasticitetin e tyre.
Me pak ngjyrë e cila eshte po ashtu vegane, kombinohet lehtësisht me të gjitha tonet e buzëve pa lënë gjurmë të bardha. Praktik dhe miqësor ndaj mjedisit, ai vjen në një tub kartoni të biodegradueshëm dhe aplikohet lehtësisht.
Një formulë EWG VERIFIED™, vegane dhe e testuar dermatologjikisht.
Aplikojeni 15 minuta para ekspozimit në diell. Përsëriteni të paktën çdo 2 orë dhe pasi keni ngrënë ose pirë.
VETËM PËR PËRDORIM TË JASHTEM.