Balsam hidratues pa shpëlarje, i cili lehtëson krehjen e flokëve duke i shtuar butësi dhe shkëlqim të dukshëm. Përmban proteina mëndafshi që ruajnë hidratimin, lëmojnë dhe ndihmojnë në riparimin e majave të këputura. HYDRO 2-PHASE SPRAY është i përsosur për ata që duan rezultate të menjëhershme dhe është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Përdorimi: Të tundet mirë përpara përdorimit. Aplikojeni spërkatësin në flokë të larë e të njomë dhe vijoni me stilimin e dëshiruar për një pamje të freskët e të ripërtërirë.