MAKEUP BRUSH PINK 5pc
1600 Lekë
Furçat e syve GLOV do t’ju ndihmojnë të krijoni make-up-in perfekt për çdo rast. Ky është një grup furçash për grimin e syve, perfekt si për make up artistët profesionistë ashtu edhe për vajzat që hedhin hapat e tyre të parë në botën e grimit. Me ndihmën e këtyre pesë aksesorëve kozmetikë, ju mund të krijoni lehtësisht sy të pigmentuar, të shkëlqyeshëm me grimca vezulluese, linja grafike ose modele lulesh super në modë së fundmi që mbretërojnë në Instagram.
Seti i furçave të grimit të syve permban:
Furçë për përzierje
Një furçë e butë e bërë me qime sintetike të cilësisë së lartë me kokë të rrumbullakosur është e përkryer për përzierjen e hijeve në qepallë. Kjo ju lejon të përhapni saktësisht produktin dhe të krijoni smokey eyes.
Furça për hijet
Furçë për hijet, perfekte për grimin dhe për aplikimin e tonit në qepallën e poshtme ose në qoshet e brendshme të syve. Do të jetë e dobishme si për grimin e përditshëm ashtu edhe për make-up për një dalje të nje eventi te madh.
Mini furçë e sheshtë
Furçë e vogël e sheshtë që mund ta përdorni për të aplikuar bazën në një ngjyrë neutrale në të gjithë qepallën. Është gjithashtu e mirë për aplikimin e hijeve me shkëlqim në pjesën e saj qendrore.
Furça e rimelit
Furçë që ju lejon të aplikoni sasinë e duhur të produktit në qepallat. Një domosdoshmëri absolute në çantën tuaj të grimit.
Furçë për eyeliner
Qimet ultra të holla, të zgjatura, të shtrënguara, por në të njëjtën kohë fleksibël të kësaj furçeje do ta bëjnë të lehtë dhe të përsosur aplikimin e eyelinerit
* Furçat nuk irritojnë, ndaj janë të përshtatshme edhe për lëkurë delikate dhe të ndjeshme. Seti i furçave është i paketuar në një tub që i bën ato të lehta për t’u ruajtur dhe transportuar. Kështu mund t’i keni gjithmonë me vete, t’i vendosni në një valixhe apo edhe t’i mbani në çantë dhe t’i keni në dorë për të bërë një korrigjim te shpejte të grimit.